LOT NË GJUMË

Louise Bogan (1897–1970)
Poezi nga: Louise Bogan
Përktheu: Irena Dono
Dhe unë, në kafazin e gjumit, në gjoksin e një të huaji,
derdh lot, si një detyrë që doemos duhet bërë,
në dritën e rreme, hidhërimin e rremë në shtratin tim të lumtur,
një rropatje lotësh, e vënë kundruall zhbimjes së gëzimit.
Nuk do të zgjohesha në fjalën tënde, kisha lot për të thënë.
Kapërthehem te kangjellat e ëndrrës dhe lotët folën.
Dhe dora përqeshëse e dhimbjes më bëri të qetësohesha pak nga nata që përhapte zjarret dhe errësira që përtërihej.
Nga
Telegrafi
59 minuta më parë







































