LAJMI I FUNDIT:

Operacion 45 minutash për t’i nxjerrë krehrin që e kishte përpirë

Operacion 45 minutash për t’i nxjerrë krehrin që e kishte përpirë

Një grua e paidentifikuar, e kishte përpirë krehrin, duke dashur të shtyjë teposhte tabletat, që i kishin ngecur në fyt.

Por, asaj i ka ikur krehri nga duart dhe nga fyti, i ka përfunduar në bark.

Gruan e alivanosur, familjarët e kanë dërguar në Spitalin Universitar Akdeniz, në Antalia të Turqisë.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në sallën e operimin, ku për 45 minuta, është intervenuar për t’i nxjerrë krehrin.


Krehri nga plastika, i gjatë 20 centimetra, i kishte shkaktuar gruas dhimbje, por edhe shumë panik, duke bërë që ajo të alivanoset nga frika.

Sidoqoftë, asaj i është stabilizuar gjendja dhe është lëshuar në shtëpi, pas qëndrimit në spital, për një natë, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori