LAJMI I FUNDIT:

Ola thyen “Kutinë e Fuqisë së Artë” dhe rikthen çmimin fillestar, por humb të gjitha avantazhet në lojë

Ola thyen “Kutinë e Fuqisë së Artë” dhe rikthen çmimin fillestar, por humb të gjitha avantazhet në lojë

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania solli një tjetër kthesë të papritur në lojë, pasi Ola theu “Kutinë e Fuqisë së Artë”, duke shkaktuar një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e garës.

Pas incidentit të mëparshëm ku të gjitha kutitë e emergjencës që ndodheshin në shtëpi u thyen, përveç asaj të vendosur në Unazë, Vëllai i Madh vendosi të ndërmerrte masa të reja.

Ai jo vetëm që ndryshoi kutitë ekzistuese, por gjithashtu shtoi edhe tre të reja, duke i dhënë një dimension të ri lojës.


Foto: Screenshot/YouTube

Pak para se të niste spektakli i sotëm, Ola hapi njërën prej tyre – “Kutinë e Fuqisë së Artë”, e cila përmbante një mesazh me ndikim të madh: “Ti sapo shfuqizove të gjitha penalitetet e dhëna nga Vëllai i Madh për çmimin e madh. Të gjithë rikthehen në shumën fillestare të çmimit, e cila është 100,000 euro. Ndërsa Jozi dhe Egli vazhdojnë të garojnë për 50,000 euro”.

Ky vendim jo vetëm që i riktheu të gjithë banorët në garën për çmimin e plotë, por gjithashtu pati një pasojë të rëndë për Olën.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo humbi të drejtën për të fituar shpërblime, avantazhe dhe bonuse nga lojërat e ardhshme, duke i komplikuar rrugëtimin drejt finales.

Ky zhvillim i ri ka sjellë një tronditje të madhe mes banorëve, ndërsa spektatorët po presin me padurim se si do të ndryshojë dinamika e lojës pas këtij vendimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Julian Deda rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në drejtim të Gjestit në shtëpinë e BBVA 4

Julian Deda rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në drejtim të Gjestit në shtëpinë e BBVA 4

Magazina
I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Magazina
Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

Magazina

"Më puth nga maja e gishtit e deri në majë të kokës”, Gjesti ia kthen Eglit: Po, nëse do të ishe nëna ime

Magazina
Figurat e njohura të Top Channel futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, befasojnë finalistët

Figurat e njohura të Top Channel futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, befasojnë finalistët

Magazina
Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat dhe i ka quajtur ato të pamoralshme

Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat dhe i ka quajtur ato të pamoralshme

Magazina
Kalo në kategori