Xheneta ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje në të cilën Drilon Rama, dëgjohet duke e lutur Xhenetën të takohen.
Ajo theksoi se videoja është publikuar për të treguar një realitet që shpesh nuk njihet nga publiku dhe për të ekspozuar tentativat për nënshtrim.
Në deklaratën e saj, Xheneta shkroi:
Dua të sqaroj publikisht situatën që lidhet me videon ku shfaqet Drilon Rama, e cila është publikuar me qëllim për të treguar mënyrën se si ai sillet dhe si ka tentuar të denigrojë dikë tjetër publikisht.
Videoja është publikuar për të treguar një realitet që nuk është i njohur për publikun, dhe që përfshin një sjellje që është përsëritur si manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim – ose siç ai vetë ka thënë: për të “luajtur” me personin tjetër.
Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku është sqaruar se sipas nenit 202 të Kodit Penal të Kosovës, ky publikim është në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, janë paraqitur edhe dëshmi që tregojnë se Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos, si dhe për përmbajtjen e saj.
Në momentin kur kjo video është realizuar, Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e saj dhe nuk ka shprehur kundërshtim për publikimin e saj. Ai nuk ka deklaruar se është kundër publikimit dhe nuk ka refuzuar apo ndaluar shpërndarjen e saj në asnjë mënyrë.
Sot, ai ka zgjedhur rrugën ligjore. Dhe kjo është një zgjedhje që e respektoj. Në përpjekje me këtë vendim të tij, dua të jetë e ditur se të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe, tentativë për nënshtrim dhe çdo lloj presioni, do të dorëzohen në mënyrë të rregullt në gjykatë si prova zyrtare.
Videoja do të fshihet, vetëm sepse e kërkon ligji. Por e vërteta mbetet – ajo nuk fshihet dot.
Ndërkohë, në një tjetër postim, Xheneta paralajmëroi masa ndaj Drilon Ramës dhe menaxherit të tij, duke thënë: “Shantazhimin, kërcënimin e të gjitha që i ka bërë ai dhe menaxheri i tij, do të merren masa. Nuk e lë me kaq unë jo”.
Kjo deklaratë tregon vendosmërinë e saj për të ndjekur çështjen dhe për të mos lejuar që rasti të kalojë pa pasoja. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim. /Telegrafi/


Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!