Mateo Borri ka ndarë me ndjekësit një fotografi romantike krah partneres së tij, Brikena Selmanit, duke tërhequr vëmendjen me mesazhin e ëmbël që i ka kushtuar asaj.

Në fotografinë e publikuar në Instastory, dyshja shfaqet duke u parë në sy, në një moment të afërt dhe plot emocione.


Brikena duket elegante me një fustan të zi, ndërsa Mateo ka zgjedhur një këmishë të bardhë.

Mateo/instagram

Krahas fotografisë, Mateo ka shkruar një dedikim mjaft romantik për partneren e tij: “Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”.

Dedikimi i tij ka marrë vëmendje për mënyrën e ëmbël se si ka shprehur ndjenjat ndaj Brikenës, ndërsa fotografia e çiftit përcjell qartë afërsinë dhe dashurinë mes tyre.

Mateo dhe Brikena u afruan gjatë eksperiencës së tyre në Big Brother VIP Albania dhe tashmë janë prej kohësh në një lidhje, duke vazhduar romancën e tyre edhe jashtë ekranit. /Telegrafi/