LAJMI I FUNDIT:

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Në një kohë kur teknologjia blockchain po transformon financat, industrinë dhe mënyrën si funksionon bota digjitale, Prishtina po bëhet epiqendra e këtij zhvillimi në Ballkan.

Më 10 dhe 11 Maj 2025, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë edicionin e dytë të BlockTalk, konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme për kriptovaluta dhe teknologji blockchain në rajon.

Binance vjen në Kosovë, sponsor kryesor i BlockTalk 2025

Ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht historike është përfshirja e Binance, kompania më e madhe në botë për tregtim kriptovalutash, e cila këtë vit është sponsor zyrtar i konferencës.

Përfaqësues të nivelit të lartë nga Binance do të marrin pjesë, përfshirë edhe figura kyçe nga ekipi drejtues global.

Kjo është hera e parë që Binance përfshihet në një konferencë të tillë në Kosovë, një tregues i drejtpërdrejtë i rëndësisë që vendi ynë ka fituar në hartën globale të kriptovalutave.

Pse duhet të jesh pjesë e BlockTalk?

1.Kosova, vend unik për zhvillim teknologjik
Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si një vend me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në teknologji, falë popullsisë së re dhe shumë të aftë në fushën digjitale. Të rinjtë në vend posedojnë njohuri, talent dhe energji për të ndërtuar të ardhmen, qoftë si zhvillues, sipërmarrës apo krijues projektesh të reja në fushën e blockchain-it dhe më gjerë.

2.Adoptim masiv i kriptovalutave
Kosova është ndër vendet me nivelin më të lartë të përdorimit të kriptovalutave për kokë banori në Europë Popullsia e re, digjitalisht aktive dhe përvoja me mjetet alternative të pagesës e kanë kthyer vendin në një terren ideal për zhvillimin e industrisë kripto.

3.Panelistë dhe folës të kalibrit të lartë
Konferenca do të sjellë emra të njohur nga industria globale dhe lokale, përfaqësues të kompanive në blockchain, themelues startup-esh, analistë tregu, ekspertë të teknologjisë dhe investitorë me përvojë. Një nga panelet më të pritura është ai për Blockchain Startups, ku do të diskutohet se si nga Kosova mund të ndërtohen projekte në blockchain dne kriptovaluta për tregun ndërkombë

4.Bashkim i komunitetit ndërkombëtar të kriptovalutave
BlockTalk nuk është vetëm një konferencë lokale, është një pikëtakim i komunitetit ndërkombëtar të Në këtë edicion do të marrin pjesë folës nga projekte të njohura botërore në industrinë e kriptovalutave, të cilët do të ndajnë përvojat dhe vizionet e tyre për të ardhmen. Kjo është një mundësi unike për të parë dhe dëgjuar nga afër njerëz që kanë ndikuar në zhvillimin e kësaj industrie globale.

5.Aktivitete, shpërblime dhe surpriza
Gjatë eventit do të ketë shpërblime në vlerë prej mijëra eurosh (shikoni rrjetet sociale të BlockTalk Prishtina), akses VIP, pako speciale, suvenire, aktivitete ndërvepruese dhe surpriza të shumta për pjesëmarrësit nga organizatorët dhe nga Finance. Gjithçka është e organizuar nga stafi i BlockTalk, me qëllim që përveç dijes, pjesëmarrësit të përjetojnë edhe eksperiencë të

6.Mundësi për të filluar dhe mësuar
Nëse ke interes për me fillu ndonjë biznes, me investu, me mësu rreth kriptovalutave, apo me kriju lidhje të reja profesionale, kjo është konferenca ku duhet të BlockTalk ofron qasje në dije praktike, rrjete profesionale dhe motivim për të ndërmarrë hapin e parë drejt suksesit në këtë teknologji dhe treg financiar.

7.Takime me stafin e Binance, mundësi për bashkëpunim real
Binance do të jetë e pranishme me një shtand zyrtar gjatë gjithë konferencës, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takohen drejtpërdrejt me stafin zyrtar të Binance, të ndajnë idetë e tyre dhe të diskutojnë për potencialin e bashkëpunimeve të Qoftë për projekte, integrime teknologjike apo ide të reja, kjo është një dritare e hapur për t’u lidhur me platformën më të madhe në botë për tregtim të kriptovalutave.

Pjesëmarrja është FALAS, andaj Regjistrohu sot

BlockTalk është një thirrje për të gjithë ata që janë të interesuar për:

-Teknologjinë Blockchain

-Investime në kriptovaluta

-Startup-e dhe inovacion

-Rregullime ligjore dhe ndikim global

-Të ardhmen e financave dhe decentralizimit

Regjistrohu falas në linkun zyrtar:

www.blocktalkprishtina.com/register

Koha është tani. Vendi është Prishtina. Ngjarja është BlockTalk.

Vendi: KlanArena

Data: 10-11 Maj 2025