LAJMI I FUNDIT:

Figurat e njohura të Top Channel futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, befasojnë finalistët

Figurat e njohura të Top Channel futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, befasojnë finalistët

Teksa finalja e madhe po afron me hapa të shpejtë, një mbrëmje e veçantë solli emocione të forta për katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri u vizitua nga disa prej emrave më të njohur të ekranit të Top Channel, të cilët hynë brenda për të takuar dhe përshëndetur banorët që kanë arritur në fund të rrugëtimit të tyre.

Gazetarë dhe moderatorë si Edi Manushi, Marin Mema, Ermira Çausholli, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Heidi Baci dhe Julian Deda ishin mes të ftuarve që u pritën me entuziazëm dhe emocion nga finalistët Gjesti, Rozana, Laerti dhe Egli.


Të pranishmit sollën një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke e shndërruar këtë vizitë në një moment të paharrueshëm për banorët.

Takimi shërbeu si një reflektim për rrugëtimin që secili prej tyre ka bërë brenda shtëpisë, por edhe si një motivim shtesë për ditët e fundit të qëndrimit. Finalistët ndanë me mysafirët e tyre përvojat më të rëndësishme, sfidat emocionale dhe lidhjet që kanë krijuar gjatë më shumë se tre muajve izolim.

Nga ana tjetër, edhe figurat publike shprehën respekt dhe vlerësim për mënyrën se si secili finalist ka përballuar rrugëtimin e tij në këtë format kaq intensiv. Ata u bënë pjesë e atmosferës festive dhe sollën një ndjenjë të fortë mbështetjeje dhe frymëzimi për banorët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
SinBoy shkakton reagime të ashpra me postimet e fundit në Instagram: Kam nevojë për para për të blerë prezervativë

SinBoy shkakton reagime të ashpra me postimet e fundit në Instagram: Kam nevojë për para për të blerë prezervativë

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk zbulon si reagoi kur babai i saj e shpall atë

Vajza transgjinore e Elon Musk zbulon si reagoi kur babai i saj e shpall atë "të vdekur" si fëmijë

Magazina
Për shkak të Izraelit, Belgjika po i kërkon EBU-së të tregojë rezultatet e televotimit - kërcënojnë se nuk do të marrin më pjesë

Për shkak të Izraelit, Belgjika po i kërkon EBU-së të tregojë rezultatet e televotimit - kërcënojnë se nuk do të marrin më pjesë

Magazina
Mediat turke raportojnë se Gjermania ka kërcënuar të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli përjashtohet nga ky konkurs

Mediat turke raportojnë se Gjermania ka kërcënuar të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli përjashtohet nga ky konkurs

Magazina
Dua Lipa rrëmben fronin e Taylor Swift: Shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Dua Lipa rrëmben fronin e Taylor Swift: Shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Magazina
Blero ndahet edhe nga partnerja e re?

Blero ndahet edhe nga partnerja e re?

Magazina
Kalo në kategori