Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe një reagim i saj tërhoqi veçanërisht vëmendjen botërore.
Pas takimit, Meloni dhe Trump mbajtën edhe një konferencë për shtyp, ku folën për përshtypjet nga biseda që zhvilluan në Uashington.
Pas fjalimeve hyrëse të liderëve, presidenti amerikan u tha gazetarëve të pranishëm se mund të fillonin me pyetjet. Megjithatë, gazetarët nuk ndoqën ndonjë radhë të caktuar dhe të gjithë njëkohësisht u përpoqën t’i bënin pyetje të dyve.
Kryeministrja italiane në atë moment nuk mundi ta fshehë reagimin e saj dhe me një gjest tregoi qartë se ishte e habitur nga ky lloj “cunami mediatik”.
Konferencat për shtyp të Shtëpisë së Bardhë gjithmonë kanë pasur një mbulim të gjerë mediatik, por me ardhjen e republikanit, ky aspekt u ngrit në një nivel më të lartë.
Edhe pse pyetjet e gazetarëve pas takimeve të Trumpit me liderë të tjerë shtetërorë zakonisht janë brenda një kornize të zakonshme, disa situata kanë treguar se gjërat mund të marrin edhe një drejtim krejt tjetër dhe të bëhen të sikletshme për mysafirin.
Këtë e ka përjetuar më së miri presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilin një gazetar amerikan e pyeti pse nuk vesh kurrë kostum. Kjo pyetje shkaktoi një përplasje që bëri xhiron e botës, në të cilën u përfshinë anëtarë të administratës së Trumpit dhe vetë lideri ukrainas. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A i lejohet Trumpit të pranojë si dhuratë aeroplanin luksoz 400 milionë dollarësh nga Riadi?

Zelensky zbulon se çfarë planifikon të diskutojë me Putinin

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemet kundërajrore ruse Buk-M3 dhe Uragan-1, pamje nga aksioni në vijën e frontit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!