Lezha është tronditur këtë mbrëmje pas një atentati mafioz ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, që më parë mbante emrin Sidorel Prendi.
Roan Brahimi u ekzekutua një vit më parë në Athinë, teksa ndodhej në prani të gruas dhe djalit të mitur.
Por kush ishte ai dhe cilat janë ngjarjet kriminale që përfshijnë emrin e tij?
Ai u vra majin e 2024 enjteje në Greqi.
Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Hetimet për ekzekutimin u shtrinë në pistën e hakmarrjes, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, (ose Ylli Brahja), ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën një vit më parë.
Po ashtu Roan Brahimi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës. Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit. Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku./Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!