LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti

OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti

Partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti që pritet të mbahen në prill të këtij viti. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, kundërshtarëve politik ju paralajmëroi humbje të thellë.

“Do të shkojmë në zgjedhje dhe do t’i mposhtim nga i pari deri te i fundit. Maqedonas, ta kthejmë shtetin. Kjo errësirë do të përfundojë, OBRM-PDUKM është e popullit ndërsa populli është Maqedonia”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai akuzoi Qeverinë se e shfrytëzon të gjithë potencialin jodemokratik ta fitojë më zgjedhje të kurdisura.


“Filluan para zgjedhjeve për kryetar shteti të punësojnë, të strehojnë, të korruptojnë”, tha Micoski duke shtuar se OBRM-PDUKM nuk do të bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti.

Me të gjitha padrejtësitë dhe keqpërdorimet, sipas Mickoskit, OBRM-PDUKM dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë do të fitojë në zgjedhjet për kryetar shteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori