LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Gjatë një kontrolli të kryer në pjesën veriore të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione llojesh e kalibrash të ndryshëm të fshehura në një kotec në oborrin e një shtëpie. Me këtë rast është intervistuar nga policia personi i dyshuar tek i cili janë gjetur arma dhe municioni.

Në njoftimin e policisë thuhet se me datën 04.02.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë te gjatë – AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga 30 fishekë, 473 fishekë të pistoletës, 40 fishekë të armës së gjuetisë, 12) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68 vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”.

Sipas policisë, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Lajme
I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Kronika e Zezë
Musliu: Qeveria e Serbisë vazhdon financimin e grupeve terroriste, disa prej tyre morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

Musliu: Qeveria e Serbisë vazhdon financimin e grupeve terroriste, disa prej tyre morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

Lajme
Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Kronika e Zezë
Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Lajme
Kalo në kategori