Një automjet është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Zjarrfikësve të Gjakovës, rasti është raportuar rreth orës 12:00, ndërsa ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.


Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe kanë parandaluar përhapjen e tij.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

Rrethanat se si ka ardhur deri te përfshirja e automjetit nga zjarri nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/