Në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve kanë nisur një iniciativë për bojkotimin e marketeve si pasojë e çmimeve të larta që kanë goditur buxhetet e familjeve.
Bojkotimi ndaj marketeve është planifikuar të ndodhë me datën 10 shkurt dhe të zgjasë tërë ditën.
Ky bojkot është reagim ndaj rritjes së shpejtë dhe të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe atyre bazike, të cilat janë bërë të papërballueshme për shumë kosovarë, transmeton Telegrafi.
“KOSOVA BOJKOTON“, është grupi që ka mbledhur rreth tre mijë qytetarë deri tani.
Në grupin i cili është i hapur, janë shpërndarë edhe fotografi të shumta të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, e po ashtu nuk mungojnë edhe krahasimet e çmimeve ku në Kosovë janë më shtrenjtë se sa në vendet evropiane.
Administratorët e grupit, kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të ndërgjegjësojnë konsumatorët për çmimet në treg.
“Qëllimi i grupit tonë është të ndërgjegjësojë konsumatorët për çmimet në treg dhe të nxisë një debat të hapur mbi këtë çështje, duke e sjellë atë në vëmendjen e publikut dhe institucioneve përkatëse. Besojmë se transparenca dhe informimi janë thelbësore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të ndikuar pozitivisht në politikat tregtare.
Nuk kemi asnjë synim të dëmtojmë ekonominë e marketeve, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, paguajnë taksa dhe punësojnë mijëra qytetarë. Prandaj, aktivitetet e grupit tonë synojnë ndërgjegjësimin dhe jo dëmtimin e bizneseve apo krijimin e pengesave për operimin e tyre”, thuhet mes tjerash në postimin e njërit nga administratorët.
Tutje, theksohet se ata duan bojkot njëditor.
“Përmes një bojkoti njëditor, duam të sjellim këtë temë në qendër të vëmendjes dhe të krijojmë një valë reagimesh që mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Ky bojkot është një formë simbolike proteste, që ka për qëllim të theksojë shqetësimet e konsumatorëve dhe të nxisë një diskutim më të gjerë mbi çmimet e larta dhe faktorët që i ndikojnë ato”, vijon postimi.
Deri tani, ka pasur shumë qytetarë që janë ankuar për çmimet e larta.
Iniciativa për bojkotim të marketeve ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e të tjera shtete./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që trupat e fëmijëve të tyre të dërgohen për obduksion në Shkup

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore