LAJMI I FUNDIT:

Nou Camp i ri përfundon në vitin 2022, shikoni se si do të duket (Foto)

Nou Camp i ri përfundon në vitin 2022, shikoni se si do të duket (Foto)

Barcelona është në pritje të dritës së gjelbër për projektin e tyre gjigant ku flitet për 600 milionë euro investime në stadiumi Nou Camp.

Propozimi i është bërë Komunës dhe është marrë në shqyrtim.

Ata kërkojnë ta rimodelojnë stadiumin brenda pesë viteve të ardhshme.


Plani se si do të duket nga lartë Camp Nou

Klubi shpreson që t’i fillojë punimet në janar të vitit 2018, ndërsa puna duhet të finalizohet në fund të vitit 2022.

Buxheti do të rritet edhe për 30 milionë euro tjera, pasi fillimisht ishte vendosur 600 milion euro.

Me këtë projekt pritet të ndërtohet edhe një stadium i vogël, por edhe një mini-stadium për trening. /Telegrafi/