LAJMI I FUNDIT:

Nokia, Lumia 920 më i mirë se iPhone 5

Nokia, Lumia 920 më i mirë se iPhone 5

Përderisa iPhone 5 po merr lavdata të shumta nga të gjitha anët dhe konsumatorët e saj presin në linja të dyqaneve të kompanisë, në Sidnejit, Paris dhe Londër, Nokia po përpiqet të tregoj se telefoni më i ri i kësaj kompanie, Lumia 920, është më i mirë së iPhone 5.

Nokia, në një post të ri në Facebook ka krahasuar tiparet kryesore të dy telefonave, duke i dhënë merita ‘shtesë’ produktit të saj. Më poshtë, kemi listën prej nëntë arsyeve të Nokia-s se pse Lumia 920 është më i mirë se iPhone 5.

1. Ekrani: Lumia 920 ka ekran më të madh dhe më të mprehtë se pajisja e re e Apple, iPhone 5. Ekrani i 920 është 4.5 inç me tiparet Huge PureMotion HD+WXGA IPS LCD dhe rezolucion 1280×768 përderisa iPhone 5 ka ekran 4 inçësh Retina me rezolucion 1136×640.

2. Kamera: Nokia Lumia ka kamerë 8.7 megapiksel dhe optikë Carl Zeiss, përderisa iPhone 5 ka kamerën prej 8 megapikselëve. Por, Nokia nuk ka përmendur tiparet e tjera të kamerës së iPhone 5 si performanca në dritë të ulët dhe mundësinë e fotografimit të shpejtë. Gjithashtu, kamera e përparme e Lumia 920 ofron 1.2MP përderisa ajo e iPhone 5 posedon 720 piksel.


3. Harta: Në telefonat e gjeneratës së re, harta është aplikacion i domosdoshëm. Me aplikacionin e ri të Lumia 920, Noia City Lens Augment, përdoruesit mund të gjejnë krejt çfarë ka në qytet, si bizneset lokale vetëm duke drejtuar telefonin në drejtimin e duhur, tipar ky që mungon në gjeneratën e re të iPhone. Në anën tjetër, Apple po merr kritika të shumta mbi aplikacionin e saj Maps në të cilin së fundi janë parë gabime të shumta gjeografike dhe mungesë të informatave dhe gabime të tilla si vendosja e një qyteti të tërë midis oqeanit.

4. Dizajni: Lumia 920 mundëson ndërrimin e pozicionit të ikonave sipas interesave personale, përderisa iPhone 5 nuk e mundëson këtë opsion.

5. Imazhi: Dy kamerat e produkteve konkurrente u mundësojnë përdoruesve të fotografojnë në opsionin Panoramë, megjithatë Nokia, i shton vlerë kamerës së saj për stabilizimin e imazhit.

6. Ndërfaqja e përdoruesit: Sipas Nokia-s, ekrani super i ndjeshëm në prekje i Lumia 920, mund të përdoret duke e prekur jo vetëm me majën e gishtave por edhe me anë të thonjëve, dorëzave si dhe çfardo lapsi.

7. Bateria: Lumia 920 vjen me mbushës wireless. Pajisja mund të mbushet pa kabllo; përdoruesi vetëm duhet që ta fus pajisjen në mbushësin wireless përderisa mbushësi i Apple bën të mundur mbushjen e pajisjes në mënyrë të zakonshme.

8. Dizajni dhe Ngjyrat: Nokia thotë se Lumia 920 vjen në ngjyra të ndryshme përderisa iPhone vetëm në dy mundësi ngjyrash.

9. Pajisjet shtesë: Lumia 920 ofron numër numër më të madh të pajisjeve shtesë në krahasim me atë çfarë Apple ofron në iPhone 5. /Telegrafi/