LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 510 veç për 150 dollarë

Nokia Lumia 510 veç për 150 dollarë

Në fund të shtatorit, Nokia Europe lajmëroi opsionet e blerjes si dhe çmimet për Lumia 920 dhe Lumia 820 për disa shtete të caktuara të Evropës.

Lumia 920 nga Nokia është produkti kryesor i kompanisë nga linja Lumia, dhe nëse çmimi i këtij produkti është më i lartë se sa pritet, atëherë Lumia 510 mund të jetë telefoni adekuat për ju.

GSM Arena, ka arritur të siguroj një foto të pajisjes së re. Specifikimet e produktit 510 nuk janë edhe aq të veçanta. Lumia 510 është i pajisur me ekran 4 inç, 4gb memorie ruajtëse si dhe 256 RAM memorie.

Megjithatë, sipas po të njejtit burim, çmimi i kësaj pajisje do të jetë mjaft i volitshëm. Pajisja do të hyj në treg me çmim prej 150 dollarë dhe pritet të dal në shitje gjatë sezonit festiv. /Telegrafi/