Janë bërë më shumë se dy javë prej kur trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës ka rekomanduar që ekzekutivi kosovar të krijojë një fond për kompensimin e viktimave të krimeve të pretenduara që janë përfshirë në juridiksionin e Gjykatës Speciale.
Por, një kërkesë e tillë nuk ka shkuar adresë të Qeverisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili nuk ka dhënë detaje të tjera se si do ta trajtojnë këtë kërkesë, në rast se e marrin edhe zyrtarisht.
“Nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë me shkrim që ndërlidhet me krijimin e këtij mekanizmi”, tha ai.
Gjykata Speciale urdhëroi Salih Mustafën të paguajë shumën prej 207 mijë euro si kompensim për viktimat në rastin në të cilin ai është shpallë fajtor dhe dënuar me 26 vjet burgim.
Në seancën për caktimin e urdhrit për zhdëmtim të viktimave, kryetarja e trupit gjykues deklaroi se Mustafës i mungojnë pjesërisht të hyrat dhe e ftoi Kosovën të krijojë një mekanizëm për kompensimin e viktimave.
Njohës të ligjit e avokatë të akredituar në Gjykatën Speciale, konsiderojnë se një kërkesë e tillë tejkalon mundësitë buxhetore të Kosovës dhe se institucionet e vendit nuk duhet të krijojnë fonde të veçanta për kompensim të viktimave për procese të veçanta gjyqësore.
“Gjykata besoj që do të duhej t’i dinte limitet apo mundësitë buxhetore të Kosovës. Buxheti i Kosovës nuk është një buxhet shumë i madh, përndryshe Kosova e ka një ligj për kompensimin e viktimave të krimit, nëse viktimat konsiderohet se janë viktima të veprave penale me element të dhunës dhe ai ligj është veç në fuqi. Por, të kërkohet një ligj i veçantë besoj se tejkalon mundësitë buxhetore të Republikës së Kosovës”, thotë avokati Artan Qerkini.
Ai thekson po ashtu se Qeveria e Kosovës nuk e ka obligim t’i përgjigjet kësaj kërkese të Speciales, por sipas tij do të varet nga vullneti politik se si do të trajtohet kjo çështje.
“Kjo është vetëm një kërkesë që ndoshta do ta trajtojë Qeveria e Kosovës, por marr parasysh mundësitë buxhetore të Kosovës besoj se është shumë vështirë e realizueshme… Qeveria e Kosovës nuk e ka obligim të marr parasysh, është rekomandim si çdo rekomandimi tjetër, varet nga vullneti politik se a do të merret parasysh a jo. Mirëpo, nuk duhet ngatërruar këtë rekomandim, sepse po e vërej se disa po e marrin si urdhër. Gjykata Speciale nuk mund ta urdhërojë qeverinë të krijojë një fond, i ka rekomanduar, ndërsa do varet nga qeveria se a do ta përfill këtë rekomandim apo jo”, thotë ai.
Ndërsa, avokati Florim Shefqeti konsideron se Kosova nuk ka përgjegjësi për t’i kompensuar viktimat që potencialisht mund të dalin nga proceset gjyqësore të Dhomave të Specializuara.
“Kosova nuk ka përgjegjësi për të kompensuar, nuk do të duhej të bënte kompensimin e këtij dëmi marr parasysh faktin se edhe vetë nga Prokurori i Dhomave të Specializuara është thënë se nuk po gjykohet UÇK-ja, rrjedhimisht assesi nuk po gjykohet as Kosova. Ky detyrim siç është vendosur duhet të ishte i të akuzuarve që potencialisht mund të shpallen fajtor dhe eventualisht Bashkimi Evropian të bëjë pagesën e këtyre dëmeve për të cilat gjykata po vendos”, thotë Shefqeti.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), kërkesën e Dhomave të Specializuara për krijimin e një fondi për kompensimin e viktimave të krimeve të pretenduara që përfshihen në juridiksionin e Dhomave po e konsideron si praktikë unike e cila nuk është zbatuar në asnjë proces tjetër gjyqësor ndërkombëtar.
Monitoruesi i procesit gjyqësor në Hagë, Amer Alija, vlerëson se nuk duhet të formohen fonde të veçanta për kompensim të viktimave.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë mekanizma që të gjitha viktimat të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi.
“Kemi kërkuar që për të gjitha proceset gjyqësore edhe në të kaluarën që janë gjykuar qoftë pranë TPNJ (Tribunali Penal Ndërkombëtar i ish-Jugosllavisë) apo pranë gjykatave vendore t’i mundësohet viktimave në kompensim apo dëmshpërblim, për arsye se ky kompensim i njihet edhe me ligjet e Kosovës, por në të kaluarën nuk e kemi pas një praktikë të mirë pasi që shpesh pas përfundimit të procedurave penale viktimat janë udhëzuar në konteste civile dhe këto konteste asnjëherë nuk kanë përfunduar.
Qeveria duhet të kujdeset që të zbatohet ligji i cili vlen për kompensim të viktimave dhe nuk duhet të krijohen fonde të veçanta për procese të veçanta, por të gjithë viktimat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë…. të krijohen mekanizma, të krijohen kushte për të gjitha viktimat dhe të gjitha viktimat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, qoftë pranë Gjykatës Speciale apo pranë gjykatave të Kosovës të cilat po ashtu kanë kompetencë në procedimin e krimeve të luftës”, thotë ai.
Përmes një reagimi publik, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka vlerësuar se aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK, dhe rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.
KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë çështje por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marr ndonjë përgjigje.
Po ashtu, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në adresën e Dhomave të Specializuara në Hagë se a i ka bërë kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës lidhur me rekomandimin e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.
Më 6 prill, trupi gjykues urdhëroi Sali Mustafa të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207 mijë euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima.
“Trupi Gjykues rekomandoi krijimin e një fondi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, me nismën e DHSK-së, në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet që ka ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme përmes krijimit të një mekanizmi për zhdëmtim. Fondi duhet të mbështetet financiarisht para së gjithash nga Kosova, si dhe nga shtete dhe donatorë të tjerë që dëshirojnë t’u ofrojnë mbështetje viktimave”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për medie në ditën kur u bë i ditur urdhri për zhdëmtimin në rastin e Mustafës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën