LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe disa të plagosur në dy sulme me thikë në qytetin universitar të Holandës (Foto)

Një i vdekur dhe disa të plagosur në dy sulme me thikë në qytetin universitar të Holandës (Foto)

Së paku një person ka gjetur vdekjen dhe disa janë plagosur në dy incidente të ndara me thikë në një qytet universitar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmet me thikë ndodhën në qytetin holandez të Mastrihtit, të enjten mbrëma.


Sipas raporteve lokale, të dy vendet janë të mbuluara me shirita dhe njerëzit nuk lejohen të kalojnë nëpër to.

Gjithashtu besohet se të dy incidentet lidhen me njëri-tjetrin. /Telegrafi/