LAJMI I FUNDIT:

Një gjerman akuzohet për spiunim për rusët

Një gjerman akuzohet për spiunim për rusët

Prokurorët gjermanë thanë të enjten se ata kanë ngritur akuza spiunimi kundër një personi të dyshuar për “kalimin e planeve të parlamentit” te shërbimet sekrete ruse, në një rast të ri që rrezikon të ndezë më tej tensionet midis Berlinit dhe Moskës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari, një shtetas gjerman i quajtur vetëm si Jens F., punoi për një kompani që ishte kontraktuar vazhdimisht nga Bundestag për të kryer kontrolle të rregullta në pajisjet elektrike nëpër mjediset e parlamentit.

“Në këtë sfond, i pandehuri kishte qasje në skedarë PDF me planet e “asetet parlamentare”, thanë prokurorët federalë.


I dyshuari besohet të ketë vendosur diku në verën e vitit 2017 për t’ia kaluar informacionin shërbimeve sekrete ruse.

“Për këtë, ai përgatiti një bartës të dhënash me skedarët përkatës PDF dhe ia dërgoi një punonjësi në ambasadën ruse në Berlin, i cili punon kryesisht për shërbimin sekret ushtarak rus GRU”, kanë thënë prokurorët.

Një çështje e tillë vie në pah në një kohë të lidhjeve veçanërisht të tensionuara midis Berlinit dhe Moskës rreth çështjes së udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Serbia
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës

Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës

Evropa
Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite në Mynih

Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite në Mynih

Evropa
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Kalo në kategori