LAJMI I FUNDIT:

“Një autobus plot prostituta në zhveshtore”, Berlusconi me një premtim të pazakontë për lojtarët e klubit të tij

“Një autobus plot prostituta në zhveshtore”, Berlusconi me një premtim të pazakontë për lojtarët e klubit të tij

Pronari i klubi AC Monza, Silvio Berlusconi, 86-vjeçar, u bëri një premtim të diskutueshëm lojtarëve të tij në darkën e Krishtlindjeve të ekipit të Serie A.

Rezultatet në fushë dhe evolucioni i performancës që kur Raffaele Palladino mori drejtimin e ka kthyer skuadrën, e cila është nëntë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria ka rritur apetitet e klubit.

Ose kështu kuptohet pas fjalimit të darkës së Krishtlindjeve të ekipit, ku primare nuk është më shpëtimi pas rikthimit në Serie A këtë sezon.


Kontroversi Berlusconi goditi edhe një herë me një premtim të pazakontë

Berlusconi mori mikrofonin, lavdëroi punën e trajnerit të tij, të cilin e promovoi nga ekipi U19 pas shkarkimit të Giovanni Stroppa në shtator dhe nuk kishte asnjë shqetësim për të nisur një premtim të turpshëm.

86-vjeçari shkaktoi të qeshura të shumta nga publiku i pranishëm, duke përfshirë të dashurën e tij, e cila ulte kokën teksa Berlusconi premtonte.

“Ne kemi gjetur një trajner të mirë, të sjellshëm dhe të aftë për të stimuluar djemtë tanë”, ka thënë fillimisht Berlusconi.

“Unë gjithashtu u kam dhënë lojtarëve motivim shtesë dhe u kam thënë atyre se nëse mposhtim Milanin ose Juventusin, unë do t’u dërgoj atyre një ‘autobus plot me prostitutat në zhveshtore”, përfundoi 86-vjeçari kontrovers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori