LAJMI I FUNDIT:

Ngacmonte për një kohë të gjatë një mashkull, arrestohet gjakovari

Ngacmonte për një kohë të gjatë një mashkull, arrestohet gjakovari
Foto: Ilustrim

Një rast i ngacmimit të një mashkulli është paraqitur në polici në Gjakovë.

Pas kësaj, policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Sipas policisë, i njëjti për një kohë të gjatë e kishte ngacmuar një mashkull.


Kjo u bë e ditur në raportin e saj 24 orësh të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka ngacmuar dhe shqetësuar në vazhdimësi viktimën mashkull kosovar për një kohë të gjatë”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.