Ngjarja e zbuluar ku nusja helmoi vjehrrën me helm në një gotë portokalli dhe më pas e mbyti me duar ka rikthyer historitë tronditëse të ndodhura në Shqipëri tonë në pak vite.
Ndërkohë mediat kanë shqiptar kanë sjellur disa prej rasteve më të bujshme kur nuset kanë tentuar të vrasin ose kanë vrarë vjehrrat e tyre.
Mariana Cmeta
Mariana Cmeta, 21 vjeç një vit më parë helmoi dhe më pas mbyti me duar vjehrrën e saj Lumturije Lami.
Siç shkruajnë mediat, 47 vjeçarja pas konflikteve të përsëritura ishte larguar nga banesa në të cilën jetonte nusja me djalin e saj, por ky fakt nuk i ka shpëtuar asaj jetën.
Ajo u vra tragjikisht pas përpjekjeve për të kërkuar ndihmë pas helmit të cilën nusja i kishte hedhur në një gotë me lëng portokalli.
Hysnie Hoxhallari
Në 28 janar të 2018-ës, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët pasi ishin masakruar, u lanë të digjeshin në banesën e tyre të përpirë nga flakët.
Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër.
Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë.
Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.
Xhemile Skuka
Legjenda urbane e vrasjes me vaj të nxehtë në vesh është realizuar në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës, por gjërat nuk shkuan ashtu siç 30-vjeçarja Xhemile Skuka kishte menduar.
Ajo tentoi të vriste vjehrrën e saj Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi.
Ndaj, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta dhe me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive.
Skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.
Sanije Tuga
Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit.
Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari.
Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.
Ornela Domi
Një krim ende i padënuar ai i vrasjes së Drita Shabës në 1997-ën. Që prej zbardhjes së ngjarjes, policia është në kërkim të Ornela Domit, nuses së të birit të viktimës, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e vjehrrës së saj.
Asokohe vetëm 16 vjeçe dhe me bashkëshortin e larguar në emigrim, Ornela nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj.
Por një mbrëmje, siç përcjellin mediat shqiptare, Drita Shaba e gjen dyshen në dhomën e gjumit dhe e tronditur nga skena, tentoi të dalë jashtë shtëpisë.
Por ajo nuk arriti ta bënte një gjë të tillë pasi u qëllua 5 herë me thikë në kraharor nga 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj dhe i dashuri i nuses.
Për të mbuluar krimin, Ornela Domi inskenoi një grabitje të rreme dhe udhëzoi Xhurianin të largohej me sendet e shtrenjta që ndodheshin në shtëpi.
Ngjarja e vërtetë është mësuar disa kohë më vonë, nga shoku i Xhurianit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarje dhe kërcënohej nga Xhuriani për të mos rrëfyer historinë. Të dy të dashuruarit vijojnë të jenë në arrati.
Fotografia kryesore: ILUSTRIM
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre