LAJMI I FUNDIT:

Nga ndryshimet në lëkurë deri te ulja e libidosë – shtatë efektet anësore të stresit që duhet t’i dini

Nga ndryshimet në lëkurë deri te ulja e libidosë – shtatë efektet anësore të stresit që duhet t’i dini
(Foto: Pexels)

Netët pa gjumë, oreksi i shtuar dhe sistemi imunitar i dobësuar, janë simptoma të zakonshme të stresit. Megjithatë, stresi mund të shkaktojë edhe efekte anësore më pak të njohura që mund të ndikojnë vërtet në shëndetin tuaj.

Psikologia Rosalind S. Dorlen liston disa efekte anësore befasuese që mund të shkaktojë stresi, raporton LiveStrong.


Harresa

Nëse shpesh harroni ose e keni të vështirë të përqendroheni, ekziston mundësia që të jeni të stresuar. Sipas hulumtimit të Harvard Health Publishing, stresi dhe ankthi mund të ndërhyjnë në vëmendjen dhe kujtesën tuaj.  Në fakt, një studim i nëntorit 2018 në Neurology demonstroi se të rriturit me nivele më të larta të kortizolit (“hormoni i stresit”) shfaqën kujtesë të dëmtuar dhe vëllim më të ulët të trurit.

Lirohuni nga stresi për tre minuta
Lexo po ashtu Lirohuni nga stresi për tre minuta

Problemet e lëkurës

Problemet në lëkurë, si urtikarie, skuqje eruptive të lëkurës, akne dhe herpesi, janë vetëm disa nga problemet që ndodhin te njerëzit që po kalojnë një fazë ekstreme stresi. Kjo pasi stresi “e detyron” trupin t’i aktivizojë gjëndrat e lëkurës, të cilat prodhojnë yndyrë.

Ndryshimet në dëshirën seksuale

Stresi i shtuar ose kronik mund të ndikojë në nivelet e hormoneve në trupin tonë, duke prodhuar sasi më të larta të kortizolit dhe epinefrinës, ndërsa efekti mund ta zvogëlojë epshin – njofton Cleveland Clinic. Përveç kësaj, efektet afatgjata të stresit mund të ngushtojnë dhe kufizojnë rrjedhën e gjakut, i cili është njëri nga një sërë faktorësh që lidhen me mosfunksionimin erektil.

Probleme me tretjen

Stresi kronik mund të shkaktojë një mori komplikimesh të tretjes, duke përfshirë dhimbje barku, kapsllëk dhe diarre. Kjo ndodh sepse zorrët dhe sistemi nervor qendror janë në komunikim të vazhdueshëm.

Dhimbje koke

Kur trupi juaj stresohet dhe fillon të prodhojë hormone, si adrenalina dhe kortizoli, shkakton ndryshime vaskulare që përgatisin muskujt tuaj për t’u përballur me rrezikun. Por, shumë shpesh këto ndryshime shkaktojnë migrenë dhe dhimbje koke.

Nga stresi te yndyra e tepërt – pesë gjërat që e bëjnë jashtëqitjen të verdhë dhe kur duhet të shqetësoheni
Lexo po ashtu Nga stresi te yndyra e tepërt – pesë gjërat që e bëjnë jashtëqitjen të verdhë dhe kur duhet të shqetësoheni

Zemërimi

Irritimi është një simptomë e zakonshme e stresit kronik dhe të zgjatur. Kjo mund të ketë të bëjë me reagimin kimik të trupit ndaj stresit. Kur organizmi lëshon kimikate në përgjigje të një kërcënimi të perceptuar, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja ngriten në qiell për t’ju ndihmuar të filloni veprimin, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të tensionuar, me disponim dhe madje edhe të zemëruar. Një studim i janarit 2015 në American Heart Journal lidhi nivelet e larta të zemërimit me shqetësimin mendor dhe një rrezik në rritje të rrjedhjes së reduktuar të gjakut në zemër.

Muskujt e shtrënguar

Nëse papritur keni vënë re tension në qafë, shpinë ose shpatulla, faji mund të jetë stresi. Organizmi çliron hormone që përgatitin muskujt për t’iu përgjigjur çdo gjëje që na kërcënon. Kjo mund të jetë e dobishme në afat të shkurtër, por mund të shkaktojë probleme nëse jemi vazhdimisht nën stres. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, stresi dhe ankthi mund ta intensifikojnë perceptimin për dhimbjen muskulare dhe të ulin aftësinë për t’u përballur me të – sipas North American Spine Society. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori