LAJMI I FUNDIT:

Newcastle United në kërkim të mbrojtësit pas lëndimit të Botman – në listë tre yje të Serie A

Newcastle United në kërkim të mbrojtësit pas lëndimit të Botman – në listë tre yje të Serie A

Newcastle United tashmë kërkon një mbrojtës dhe në listë janë Giorgio Scalvini (Atalanta), Gleison Bremer (Juventus) dhe Alessandro Buongiorno (Torino), pas lëndimit të Sven Botman që do të mbetet jashtë për gjashtë deri në nëntë muaj.

Laraskat u tronditën këtë pasdite nga lajmi se lëndimi i gjurit që Botman pësoi gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Manchester Cityt është më i keq nga sa mendohej më parë.

Skanimet treguan se ligamenti i kryqëzuar i përparmë është i këputur dhe një deklaratë zyrtare nga klubi i Ligës Premier konfirmon se Botman pritet të kthehet pas gjashtë deri në nëntë muajsh.


Kjo në mënyrë të pashmangshme do të thotë se ata kanë nevojë për përforcime në mbrojtje për fillimin e sezonit të ardhshëm dhe do të shikojnë në Serie A për nënshkrime të reja.

Qendërmbrojtësi i Atalantas, Giorgio Scalvini ka tërhequr gjithashtu interes nga Manchester United, ndërsa Bremer i Juventusit është një tjetër kandidat i mundshëm për Newcastle.

Të dy kanë çmim prej të paktën 50 milionë euro.

Një alternativë më e lirë do të ishte italiani Buongiorno i Torinos, i cili konfirmoi në një intervistë këtë javë se po ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Torino i kishte rezistuar ofertave nga Atalanta dhe Milan në janar, por mund të tundohej për një propozim më të madh në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori