Për herë të katërt me radhë, të enjten në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.
Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.
Ndërkaq, sipas partisë në pushtet, rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo ,sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim. Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress thotë se rezultati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.
“Mund të konfirmoj se nesër duhet të ketë në Bruksel një takim tjetër të kryenegociatorëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati – si gjithmonë – varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në një mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.
Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Serbia është palë dekonstruktive dhe se po kundërshton secilën zgjidhje për dinarin.
Sipas saj, çfarëdo alternative që shkon kundrejt Rregullores së BQK-së është i papranueshëm për Kosovën.
“Nuk mund të ketë zgjidhje të përkohshme derisa e ke prapë në dialog një palë e cila kundërshton të marrë çfarëdo lloj veprimi që ndërlidhet me procesin. Thjesht ata për çfarëdo lloj alternative që sillet në tavolinë thonë jo dhe nuk e pranojnë. Prandaj po them që Bashkimi Evropian ka humbur relevancën e vet pasi nuk ka punuar barabartë me palët dhe ka krijuar një palë në dialog që në vazhdimësi refuzon, kundërshton dhe vepron në kundërshtim me gjithçka çka kërkohet… Sa i përket çështjes së dinarit ata e dinë cili është qëndrimi i Kosovës dhe çfarë mendojmë ne se është më e drejta të veprohet. Çfarëdo alternative që shkon kundrejt këtij qëndrimi tonin si qeveri dhe si institucion i BQK-së për ne është i papranueshëm. As nuk negociohet dhe as nuk ka alternativë tjetër qoftë që e parandalon apo e shtyn vendimin për dinarin”, thekson ajo.
Mirëpo, ish kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kryeministri Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës në momentin që ka pranuar që për një çështje të brendshme të dialogojë në Bruksel.
Sipas saj, duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje në koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dinari është një temë e vogël, vetëm pakica serbe e përdorë. Kurti prej që ka dështua që t’i sjell Kosovës marrëveshje me njohje reciproke, tash merret me tema të vogla që militantët e vet me i bindë që po bënë diçka. E dyta, dinari është çështje e brendshme e Kosovës nuk është dashur të shkohet në Bruksel. Kjo është shkelje e sovranitetin nga qeveria dhe Kurti që me dërgua një çështje të brendshme me diskutua në Bruksel. Ndërsa sa i takon vendimit të BQK-së, është vendim i drejtë, ligjor dhe aleatët amerikan nuk kanë kërkuar me anuluar vendimin, por me zvarrit zbatimin ka mundur të bëjë Kurti. Mandej Kurti ka mundur të bisedojë me minoritetin serb për këtë çështje s’ka pas nevojë të shkojë as në Këshill të Sigurimit dhe në Bruksel. Ishte shkelje e sovranitetit, sepse punët e brendshme nuk flitet në Bruksel”, deklaron Tahiri.
KosovaPress ka kontaktuar me zyrtarë qeveritar për zgjidhjet e mundshme për çështjen e dinarit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërmjetësi i dialogut, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në takimin e fundit të kryenegociatorëve ka propozuar një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit, i cili u pranua nga pala kosovare, mirëpo u refuzua nga Serbia.
Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti dhe njeh vetëm euron si valutë zyrtare./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës