LAJMI I FUNDIT:

Në trupin e gruas u gjend fetusi i gëlqerizuar

Në trupin e gruas u gjend fetusi i gëlqerizuar

Brenda trupit të një gruaje nga Kili, është gjendur fosili i gëlqerizuar, që mjekët mendojnë se mund të jetë i vjetër rreth pesëdhjetë vjet.

Meadiat lokale, kanë raportuar për rastin e një gruaje nëntëdhjetëvjeçare, e cila është shtruar në spital, shkaku i rrëzimit.

Fotografimi me rreze X, ka zbuluar se në trupin e saj, ndodhet një fetus i gëlqerizuar me peshë rreth dy kilogram.

Fetusi besohet se ka vdekur gjatë lindjes, brenda barkut të gruas dhe jashtë mitrës.


Ky fenomen i rrallë, njihet si “lithopedio” apo “foshnje e ngurtësuar”, ndodhë kur fëmiu vdes gjatë lindjes, por nuk del jashtë trupit të nënës.

BBC raporton se, për shkak të moshës së gruas, mjekët nuk do të bëjnë heqjen e fetusit, sepse do t’i bënte edhe më shumë dëme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori