LAJMI I FUNDIT:

Në Nigeri shpërthen virusi Lassa, sëmundje që bën të rrjedhin sytë gjak

Në Nigeri shpërthen virusi Lassa, sëmundje që bën të rrjedhin sytë gjak

Nigeria po përballet me shpërthimin e virusit Lassa, që deri më tani ka mbytur mbi 100 persona.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, ka njoftuar se ky virus i ngjashëm me Ebolën, është paraqitur që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Sidoqoftë, autoritete e shëndetësisë, kanë deklaruar se virusi është nën kontroll dhe po bëhen përpjekje për parandalimin e tij.

Por, çfarë është virusi Lassa?


Ky virus që i ka simptomat e ngjashme me Ebolën, dallon tek numri i rasteve të vdekjes, transmeton Telegrafi.

Derisa 80 për qind e viktimave të Ebolës vdesin, vetëm një për qind e të prekurve me Lassa vdesin, ndërsa të tjerët shpëtojnë.

Virusi bartet nga brejtësit, kryesisht minjtë, duke rënë në kontakt me urinën dhe jashtëqitjet e tyre.

Simptomat më dalluese janë: Ethe, përgjumje, marramendje, jashtëqitje dhe rrjedhje gjaku nga syri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori