Implementimi i masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për të parandaluar infektimin me coronavirus, ka ndikuar që në krahasim me vitin e kaluar, në këtë periudhv të ketë më pak vjedhje, aksidente e grabitje në vend.
Megjithatë, vetëm për dy ditë për raste të ndryshme penale, si vjedhje, grabitje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion 10 persona. Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.
“Është e vërtetë që prej fillimit të implementimit të këtyre masave, numri i rasteve në përgjithësi duke përfshirë edhe aksidentet e trafikut por edhe rastet të vjedhjeve dhe grabitjeve kanë shënuar një rënie. Ne ende nuk i kemi nxjerr statistikat të sakta me bë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo vërehet një rënie e dukshme”, tha Ahmeti.
“Për vjedhje, grabitje, raste të ndryshme penale për dy ditët e fundit i kemi 10 persona të shoqëruar në polici”, tha ai.
Ahmeti, thotë se situata e krijuar me pandeminë në vend, ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale, pasi që qytetarët qëndrojnë të mbyllur që mos të infektohen.
E për këtë Ahmeti thotë se edhe personat e dyshuar që kryejnë këto vepra nuk guxojnë të lëvizin.
“Për shkak se do të thotë se qytetarët janë nëpër shtëpia, sigurisht edhe personat e dyshimtë nuk lëvizin aq dhe kjo ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale në tërë territorin e Kosovës”, theksoi ai.
Ahmeti, thotë se përveç implementimit të vendimeve të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, kryen edhe detyrat e tyre të rregullta.
“Në baza ditore ka edhe raste të arrestimeve për vepra të tjera, ka raste të armëmbajtjes pa leje, ka rasteve të vjedhjeve. Policia përveç implementimit të vendimeve dhe parandalimit të përhapjes së virusit kryen edhe detyra të tjera, raste të intervisimit të palëve edhe pse maksimalisht e kemi reduktuar, mirëpo në baza ditore ne kryejmë detyrat tona të rregullta dhe ka edhe arrestime ka edhe shoqërime në stacion edhe hapjeve të rasteve të procedimit”, tregoi ai.
Ndryshe, gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar 14, 552 aksidente, ku si pasojë në 90 që ishin fatale humbën jetën 103 persona.
Ndërsa, në fundit të vitit 2019, ajo çfarë u veçua nga Drejtoria për Operacione ishte ulja e veprave penale për afër 16%. Për aktivitete kriminale u arrestuan mbi 13 mijë persona.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Malet shqiptare tërheqin dhe gjermanët, veç natyrës vlerësojnë njerëzit, mikpritjen dhe ushqimin
Çerdhja “Rinia” në Tetovë në pritje të kuadrit të ri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre