LAJMI I FUNDIT:

Në dasmën e miliarderit indian kënduan Jennifer Lopez dhe Nicole Scherzinger

Në dasmën e miliarderit indian kënduan Jennifer Lopez dhe Nicole Scherzinger

Miliarderi indian, 50-vjeçari Sanjay Hinduja kohët e fundit u martua me partneren e tij, Ana Mahtani, ndërsa ceremonia martesore që zgjati tre ditë i kushtoi 20 milionë euro.

Mysafirët u argëtuan nga yjet e famshme të muzikës si, Jennifer Lopez e Nicole Scherzinger. Megjithatë, siç shkruajnë mediat britanike, ky nuk është një shpenzim i madh për indianin i cili në llogari ka 16 miliardë euro.

Në një prej martesave më të pasura të ditëve tona, është shërbyer ushqim nga 16 kuzhina botërore, ndërsa në ceremoninë martesore ishin më shumë se 16.000 mysafirë, transmeton Koha.net.

Kjo ngjarje mblodhi disa prej njerëzve më të pasur dhe më me ndikim në botë: 208 aeroplanë privatë thuhet të kenë ateruar në aeroport, aq shumë sa që nuk gjenin vend për parkim.


Vetëm J-Lo, nga shuma e shpenzuar nga miliarderi indian për dasmë, ka përfituar rreth 880 mijë euro: çmimi i saj për performanca në ndeja private arrin deri në 1 milionë dollarë.

Edhe Nicole Scherzinger – e cila performoi përkrah yjeve të Bolivudit Arjun Kapoor dhe Ranveer SinghRead – i ka kushtuar indianit nga 500 mijë euro deri në 878 mijë euro. /Telegrafi/