LAJMI I FUNDIT:

Në axhendën e takimit mes Merkelit dhe Bidenit ishte edhe Ballkani Perëndimor: Rajoni duhet të integrohet në BE

Në axhendën e takimit mes Merkelit dhe Bidenit ishte edhe Ballkani Perëndimor: Rajoni duhet të integrohet në BE

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan gjithashtu për Ballkanin Perëndimor.

Merkel po qëndron tash e sa ditë në Uashington, në një vizitë të fundit si kancelare në Uashington.

Osmani falënderon Biden dhe Merkel: Së bashku do të kundërshtojmë ata që përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë
Lexo po ashtu Osmani falënderon Biden dhe Merkel: Së bashku do të kundërshtojmë ata që përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane”, tha Biden në një konferencë të përbashkët shtypi, siç u botua në faqen e Shtëpisë së Bardhë.


Ai shtoi se ata gjithashtu folën për mbështetjen për sovranitetin e Ukrainës, si dhe mbrojtjen e aleatëve amerikanë në krahun lindor të NATO-s nga, siç tha ai, agresioni rus.

Biden dhe Merkel dështuan të zgjidhin një mosmarrëveshje rreth tubacionit të gazit Nord Stream 2 të Rusisë, por ranë dakord që Moska nuk duhet të lejohet të përdorë burimin e energjisë si një armë presioni ndaj fqinjëve.

Për çka biseduan Biden dhe Angela Merkel në Uashington?
Lexo po ashtu Për çka biseduan Biden dhe Angela Merkel në Uashington?

Biden gjithashtu theksoi se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të devijojnë nga parimet demokratike dhe të drejtat universale të njeriut, në kundërshtim, siç pretendon ai, ndaj lëvizjeve të ndërmarra nga Kina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori