Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. PBB përfshin gjithë prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin e një shteti.
Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një vend. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi ndryshimin e PBB dhe inflacionit gjatë viteve të fundit në Kosovë, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe FMN.
PBB-ja nominal në Kosovë ka ardhur në rritje, dhe vlera më e madhe është arritur në vitin 2010, ku sipas vlerësimeve të FMN ai rezulton 4.113 milionë euro, ose 6.3 për qind më i lartë se viti paraardhës. Por nga të dhënat, rezulton se rritja reale e ekonomisë kosovare gjatë vitit 2010 është 4.6 për qind, e për pasojë mund të arrihet në përfundimin se një pjesë e rritjes së PBB-së nominale ka ardhur nga rritja e çmimeve në vend.
Në vitin 2007 është arritur niveli më i lartë i inflacionit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit: 10.5 për qind. Ndërkohë në 2004, vendi është futur në deflacion, ku çmimet e shportës janë ulur me 3.7 për qind. Gjatë 2010, inflacioni vlerësohet të jetë 3.1 për qind, ndërkohë që në 2009 çmimet nuk u rritën thuajse fare.
Inflacioni duket një problem i rëndësishëm në Kosovë, duke qenë se luhatjet gjatë dhjetë vjetëve të fundit kanë qenë të mëdha. Mosqëndrueshmëria e inflacionit dëmton ekonominë, pasi nuk lejon ankorimin e pritshmërisë së njerëzve për nivelin e çmimeve, gjë që mund të çojë në vendime jo optimale të tyre për sa i përket kursimit dhe investimit. Përgjithësisht, një normë e qëndrueshme inflacioni, është e dëshirueshme, me qëllim rritjen graduale të ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj