LAJMI I FUNDIT:

Ndjeu të gjitha dhimbjet e operacionit, shkaku i anesteziologut “shumë të aftë”

Ndjeu të gjitha dhimbjet e operacionit, shkaku i anesteziologut “shumë të aftë”

Një burrë 34-vjeçar, që i është nënshtruar operimit për heqjen e bajameve, ka “ndjerë dhe dëgjuar krejt çka ka ndodhur” gjatë operimit.

Gjatë intervenimit kirurgjik, që është bërë në Delmar Private Hospital të Sidneit, anesteziologu nuk ka arritur të vë sasinë e duhur të qetësuesit, duke bërë që pacienti të ndjejë shumë dhimbje.

Ky i fundit, nuk ka mundur të tregoj apo të bëj shenja, meqenëse muskujt i ishin qetësuar dhe nuk kishte fuqi, por dhimbjet nuk i pushonin.

Stafi që po kryenin operimin, vunë re që nuk është diçka në rregull, sepse ai kishte dridhje.


Me t’i bërë testin e gjakun, kuptuan që shtypja e tij është rritur shumë.

Pas operimit, pacienti ka konfirmuar se ka qenë zgjuar, por nuk ka mundur të komunikoi, shkaku i efektit medikamentit.

Pas hetimeve të bëra, është gjetur se anesteziologu Dr Biing-Lin Yin, nuk e ka kryer punën si duhet.

Ai nuk është kujdesur sa duhet për makinën që lëshon anestezionin, madje ka mbajtur në dorë telefonin, gjatë tërë kohës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori