Shkrimtari gjerman, Gunter Grass, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi dhe autor i të famshmit “The Tin Drum”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Botuesi i tij tha se personaliteti i shquar i botës së letrave u shua në një klinikë të qytetit Lubeck.
I lindur në atë që dikur ishte Danzigu (sot Gdansk në Poloni), Grass shërbeu në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Romani i fuqishëm antinazist “The Tin Drum” do të publikohej në 1959-n, i fokusuar ashtu si shumica e veprave të tij tek epoka naziste, tmerret e luftës, shkatërrimi dhe ndienja e fajit, që mbeti pas me mposhtjen e Gjermanisë.
Gjermanët u tronditën thellësisht, kur në librin me kujtime publikuar në 2006-n, Grass rrëfente sesi në moshën e adoleshencës kishte dalë vullnetar për t’u bashkuar me trupat gjermane e kishte shërbyer edhe në njësinë Waffen-SS.
Pas konfliktit, shkrimtari kaloi disa muaj në një kamp robërish lufte në Amerikë. Libri i tij i parë me poezi u botua në 1956-n dhe Çmimi Nobel iu dha 43 vjet më vonë për portretizimin e bërë “fytyrës së harruar të historisë”.
Në lavdërimin e “The Tin Drum”, Komiteti i Nobelit sqaroi se ai libër ishte një lloj fillimi i ri për letërsinë gjermane, pas dekadash të tëra shkatërrimi gjuhësor dhe moral. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes