LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ikona e “Dolce Vita”, Anita Ekberg

Ndërron jetë ikona e “Dolce Vita”, Anita Ekberg

Një tjetër humbje e madhe në botën e kinemasë. Anita Ekberg ikona e padiskutueshme e “Dolce Vita” që jetonte prej vitesh në Genzano, është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje dhe ishte shtruar në një klinikë private, ku kaloi edhe momentet e fundit të jetës së saj.

Anita u bë e famshme në të gjithë botën për interpretimin e saj në filmin “Jetë e ëmbël” një film nga viti 1960 i Federico Fellini.


Ekberg nuk është martuar kurrë dhe vitet e fundit i kaloi në kushte ekonomike shumë të vështira.

Në vitin 2011 fondacioni Fellini i Riminit bëri një kërkesë për mbështetje financiare për artisten, pasi ajo u shtrua në spital. /BW/