LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë aktorja Linda Haynes

Ndërron jetë aktorja Linda Haynes

Linda Haynes vdiq në moshën 75 vjeçare më 17 korrik në Summerville, Karolina e Jugut.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës ishte Linda Lee Sylvander, vdiq ‘në paqe’, sipas familjes së saj.

Karriera e artistes së ndjerë ishte aktive përgjatë viteve ’70 dhe fillim të viteve ’80.


Foto: Getty Images

Ajo lindi në Miami, Florida më 4 nëntor 1947 dhe ishte anëtare e përjetshme e “Actors Studio”.

Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë ishte një film përbindësh fantastiko-shkencor japonez i quajtur “Latitude Zero”, i cili doli në vitin 1969.

Foto: Backgrid

Linda u shfaq më vonë në “Coffy” të 1973-ës, “The Nickel Ride” të 1974-ës dhe “Rolling Thunder” të 1977-ës, në të cilën portretizoi një banakiere të dëshpëruar.

Në vitin 1979 u shfaq në “Human Experiments”, një film për gratë e burgosura.

Foto: Getty Images

Roli i fundit i Haynes ishte në “Guyana Tragedy: The Story of Jimes Jones” në 1980.

Linda ka lënë pas djalin e saj, Gregory Leif Sylvander dhe nipërit James Sylvander dhe Amelia Grace Sylvander. /Telegrafi/

Foto: YouTube