LAJMI I FUNDIT:

NBA: Mavericks fitojnë ndaj Magic

NBA: Mavericks fitojnë ndaj Magic

Dallas Mavericks janë rikthyer nga deficiti prej 11 pikësh në çerekun e tretë, për të mposhtur Orlando Magic me rezultat 95-85 dhe për të forcuar kryesimin në Divizionin Jugperëndimore.

Mavericks, të cilët kanë 34 fitore dhe 21 humbje këtë sezon, shkonin drejt humbjes para se të shkëlqejnë me një seri prej 19-0 në fund të çerekut të tretë dhe fillim të çerekut të katërt.

Dwight Howard ishte shënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë për Magic (37 fitore, 19 humbje) dhe ndihmoi me 16 kërcime, për të arritur për të 44-tën herë (rekord) double-double. Dirk Nowitzki ishte lider te Mavericks me 23 pikë. /Telegrafi/