LAJMI I FUNDIT:

NBA: Clippers befasohen nga Nets

NBA: Clippers befasohen nga Nets

Jordan Farmar ka shënuar një trepikësh të vonshëm për t’i dhënë skuadrës së tij New Jersey Nets fitoren e ngushtë 101-100 ndaj Los Angeles Clippers, me këtë të fundit që humbi rastin për të shmangur kryesimin ndaj rivalit lokal, LA Lakers.

Nets, që kanë raport fitore – humbje 3-13 në shtëpi këtë sezon, kishin avantazh prej 18 pikësh në çerekun e tretë dhe u ndaluan nga një rikthim i shpejtë i mysafirëve nga Los Angeles.

Clippers ishin në disavantazh 71-53, por gjetën fuqinë për të përmbysur rezultatin dhe për të kaluar 100-98 në epërsi në funt të çerekut të katërt, para se Farmar të jetë i saktë nga tentimi për trepikësh në fund të ndeshjes.


Deron Wiliams ishte më i sakti te Nets me 21 pikë, derisa Blake Griffin udhëhoqi te Clippers me 28 pikë. /Telegrafi/