LAJMI I FUNDIT:

NBA: Carmelo mposht LeBron

NBA: Carmelo mposht LeBron

Carmelo Anthony ka bërë një kërcim të kontestuar kur kishin mbetur edhe 1.9 sekonda në kohën shtesë për të ndihmuar ekipin e tij Denver Nuggets t’i japë fund 13 fitoreve radhazi të Cleveland Cavaliers duke e mposhtur me rezultat 118-116.

Anthony shënoi 40 pikë përfshirë edhe pikët e fitores, për të dalë fitues ndaj rivalit të tij LeBron James, i cili shënoi triple-double, me 43 pikë, 15 asistime dhe 13 kërcime.

Për Nuggets, të cilën luajtën ndeshjen e parë që nga pauza All-Star, kjo ishte fitorja e 36-të e sezonit, krahas 18 humbjeve. Ndërsa për Cleveland, që kanë 43 fitore dhe 12 humbje, disfata ishte e para që nga 14 janari./Telegrafi/