Me skenat spektakolare të betejave dhe me shumë detaje të sakta, filmi i fundit i Ridley Scottit – me Joaquin Phoenixin si komandantin ushtarak francez – është epikë tipike historike e modës së vjetër.
Nga: Nicholas Barber / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Martin Scorsese është 80 vjeç dhe Ridley Scott është gati 86 vjeç, por asnjëri nga këta regjisorë nuk jep shenja të lodhjes. Në fakt, viteve të fundit filmat e tyre u bënë më të gjatë, më të shtrenjtë dhe më ambicioz se kurrë. Shembulli më i fundit është Napoleoni – biopiku prej160 minutave i Scottit për komandantin dhe sundimtarin ushtarak francez që la gjurmë në disa vende dhe në disa dekada, dhe i cili gjatë rrugëtimit të vet ka hasur në disa beteja të stuhishme. Është arritje mahnitëse, megjithëse mund ta vlerësoni më shumë aftësinë regjisoriale të Scottit sesa të vet Napoleonit.
Ngjarja fillon në vitin 1789, kur Marie Antoinettes i pritet koka në gijotinë – në Revolucionin Francez – teksa një oficer i luajtur nga Joaquin Phoenix jep një shikim të rënd të cilin do ta adoptojë për pjesën më të madhe të filmit. Udhëheqësit e rinj të Republikës kanë frikë se mos dëbohen nga ruajalistët ose nga britanikët pushtues, kështu që e dërgojnë këtë ushtar korsikan zhelan për në qytetin e Tulonit, për ta çliruar një fortesë të pushtuar nga ushtarët britanikë. Posa është gati të sulmojë, e rregullon kapelën e tij të famshme dhe kështu e fillon ngritjen drejt madhështisë.
Betejat e egra që pasojnë janë që të gjitha spektakolare, të gjitha të dallueshme nga njëra-tjetra dhe të gjitha të lehta për t’u ndjekur. Mes tymit, gjakut dhe kaosit, Scotti ofron mundësinë të shihni se kush po fiton dhe pse. Teksa kalorësit sulmojnë nëpër fushat e mjegullta dhe këmbësorët bëhen copë-copë nga topat, Napoleoni bën me dije se asnjë regjisor tjetër nuk bën filma si Scotti. Kjo qartësi është edhe aty kur heroi i saj ecën nëpër pallate dhe katedrale. Zërat bëjnë me dije se kush po flet dhe ku janë ata, kështu që ka një qëllim të qartë për të gjitha takimet me politikanët e botës (që luhen nga një sërë aktorësh dhe humoristësh britanikë, të cilët me mezi përmbahen prej theksit që kanë).
Rivalin e sheh te Duka i Uellingtonit që luhet nga Rupert Everett, por takimi më i rëndësishëm në jetën e tij është me Joséphinen që luhet nga Vanessa Kirby. Kjo aristokrate e ve e bën për vete që në fillim dhe Kirby është mjaft karizmatike për ta ofruar dashurinë në shikim të parë. E vendosur, por me këmbët në tokë, sytë e saj vezullojnë, ndërsa duket se gjithmonë buzëqesh me shakanë që vetëm ajo e kupton. Performanca e Phoenixit është po aq e këndshme. Një rol më ndryshe nga perandori që luajti në epikën e mëparshme të Scottit, Gladiatori, Napoleoni i tij është i qetë – deri në përgjumje – kur është në fushën e betejës, një idhnak lazdran në takime dhe adoleshent me gjuhë të lidhur kur është fjala te gratë.
Megjithatë, filmi nuk tregon se pse ai është kaq i dashuruar me Joséphinen, apo nëse ajo është fare e dashuruar në të. Phoenixi lexon shumë nga letrat adhuruese të Napoleonit, por ato nuk shpjegojnë se pse ndihet sikur nuk është i denjë për të – edhe kur ai e ka pushtuar gjysmën e botës dhe ajo ka ndarë dhomën e gjumit me gjysmën e kolegëve të tij.
Kjo paqartësi është e vërtetë edhe për marrëdhëniet e tjera. Filmi shërben si përmbledhje e mrekullueshme e karrierës së Napoleonit, si një faqe e ilustruar në Wikipedia që rrëfen shumicën e ngjarjeve kryesore të jetës të tij të rritur. Skenaristi David Scarpa ka ofruar shumë detaje të këndshme dhe ndonjëherë shumë qesharake, dhe është e lehtë të mahnitesh prej dhjetëra shtëpive madhështore, qindra kostumeve të mrekullueshme të periudhës dhe statistëve të panumërt që Scotti paraqet para nesh. Skenë pas skene, epika e tij historike e modës së vjetër është shumë interesante. Por, i mungojnë njohuritë se kush është Napoleoni ose çfarë dëshiron, nga vjen ose pse e përfaqëson suksesin e tillë. As nuk gërmohet nën sipërfaqen e gjeopolitikës. Asnjëherë nuk është e qartë se pse po e lufton një betejë të veçantë ose pse po e nënshkruan një traktat të caktuar, dhe për shkak se kjo nuk është e qartë është e vështirë të brengosesh për rezultatet.
Scotti tashmë ka njoftuar se po bëhet gati për një montazh me katër orë e gjysmë të Napoleonit, kështu që ndoshta ai version do të plotësojë disa nga boshllëqet. Versioni aktual, sado mbresëlënës, është tërheqës pa të bërë për vete. Ndjehet si një trailer për filmin më të gjatë dhe me sa duket më të pasur dhe më të thellë që do vijojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme