LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Në mbledhjen e Kryesisë kishte koordinim LDK-PDK që të mos shqyrtohen propozimet e Qeverisë

Nagavci: Në mbledhjen e Kryesisë kishte koordinim LDK-PDK që të mos shqyrtohen propozimet e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 14 prill për shqyrtimin e propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës për pakon emergjente e ka cilësuar si obstruksione që po i bëhen qeverisë në detyrë nga partitë parlamentare, përfshirë ish partnerin e koalicionit qeverisës LDK-në.

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV-ja, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së kryesisë tha se haptazi po shihet bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në.


“Ishte e qartë që ishte vullnet i PDK-së dhe i disa përfaqësuesve të LDK-së aty që të mos trajtohet asnjë kërkesë dhe vendim i Qeverisë, që gjë e paraqet hapur, obstruksionin që këto dy parti po e bëjnë hapur në raport me masat që po merr Qeveria për të qenë afër qytetarëve këto ditë”, tha Nagavci.

Ajo tha se projekt-rezoluta e propozuar nga PDK-ja nuk është obligative për Qeverinë e Kosovës.

“Propozimi i PDK-së është një projekt-rezolutë, dhe projekt-rezolutën nuk e kemi obligative, ajo që është e rëndësishme është që Qeveria e ka miratuar Pakon emergjente dhe do të jetë në mbështetje të secilit qytetar në nevojë”, tha Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori