LAJMI I FUNDIT:

Nadal kualifikohet i lënduar

Nadal kualifikohet i lënduar

Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet i lënduar pas pesë setesh ndaj austriakut Philipp Petzchner, për të siguruar dhe vendin në rrethin e katërt të Wimbledonit.

Nadal mposhti austriakun Petzchner me rezultat 6-4, 4-6, 6-7, 6-2 dhe 6-3, ndërsa paraqitja ishte aspak impresionuese, ndoshta për shkak se kishte nevojë për trajtim mjekësor pas dëmtimeve në bërryl dhe gju.

Nadal ka një ditë për t’u riaftësuar para se të takohet me francezin Paul-Henri Mathieu të hënën. /Telegrafi/