LAJMI I FUNDIT:

Nadal dhe Murray nisin me fitore

Nadal dhe Murray nisin me fitore

Numri një i botës, Rafael Nadal dhe numri një i Britanisë, Andy Murray, kanë fituar duelet e tyre të para në rrethin e parë të turneut më të madh të tenisit, Wimbledon.

Nadal regjistroi fitore me rezultat 6-2, 6-4 dhe 6-4, ndaj japonezit Kei Nishikori, ndërsa në rrethin tjetër takohet me holandezin Robin Haase, që tejkaloi James Blake.

Andy Murray nga ana tjetër e filloi fushatën e tij të pestë në Wimbledon me një fitore prej 7-5, 6-1 dhe 6-2 ndaj çekut Jan Hajek. /Telegrafi/