LAJMI I FUNDIT:

Nadal bëhet aksionar në Real Mallorca

Nadal bëhet aksionar në Real Mallorca

Ylli spanjoll i tenisit, Rafael Nadal, është bërë aksionar në Real Mallorca.

Nadal do të prezantohet në bordin e drejtorëve nga Fernando Martos, i cili do të jetë drejtor marketingu për klubin.

“Ne duam të punojmë shumë për t’u siguruar se Mallorca do të jetë një përfaqësuese e denjë e shoqërisë dhe të ketë një të ardhme të garantuar”, ka thënë presidenti i ri Josep Pons.

Pons ka shtuar se përfshirja e Nalad në klubin e qytetit të tij nxjerr në pah seriozitetin e projektit të ri. /Telegrafi/