LAJMI I FUNDIT:

Mustafa mungon në debatin për vlerat e UÇK-së

Mustafa mungon në debatin për vlerat e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, të nënshkruar dhe thirrur edhe nga disa prej deputetëve të partisë së tij, në diskutim për luftën e UÇK-së.

Bashkë me Mustafën kanë munguar që në fillim të seancës edhe të gjithë ministrat e tjerë të LDK-së.


Mustafa, në agjendën e tij, sot pati një vizitë në hapjen e parkut arkeologjikë të Ulpianës, ndërkohë që Kuvendi po mbanë seancën për vlerat ushtarëve çlirimtarë të Kosovës.