LAJMI I FUNDIT:

“Mulliri i Patit”, një iniciativë ndryshe

“Mulliri i Patit”, një iniciativë ndryshe

Shaip Selmani nga Ladorishti, i cili ka trashëgim një mulli që është trashëguar nga njëri brez në tjetrin prej më shumë se 200 vjetësh, ka përkrahur iniciativën e djalit të tij, Azizit, që këtë pasuri të çmuar familjare ta shndërrojë në një vend takimi, por këtë radhë jo për të bluar drithin, por për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare të Ladorishtit

Dikur në Ladorisht kishte më shumë se 12 mullinj, të cilët përveç se flisnin për një status më të mirë social, ishin një garanci më shumë se familja nuk do të vuajë për bukën e gojës. Tashmë ajo kohë ka kaluar dhe industrializimi edhe në këtë sektor ka determinuar një zhvillim tjetër ku fabrikat e reja të prodhimit të miellit nxorën gradualisht nga përdorimi mullinjtë e vjetër që viheshin në funksion nga rrjedhja e ujit.


Shaip Selmani nga Ladorishti, i cili ka trashëgim një mulli që është trashëguar nga njëri brez në tjetrin prej më shumë se 200 vjetësh në fshatin Ladorisht, ka përkrahur iniciativën e djalit të tij, Azizit, që këtë pasuri të çmuar familjare ta shndërrojë në një vend takimi, por këtë radhë jo për të bluar drithin, por për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare të Ladorishtit. “Mulliri i Patit”, siç e kanë pagëzuar Murllirin që tashmë po bëhet restorant do të startojë me punë në shtator, pasi gjithçka të finalizohet sipas projektit që po zbatohet aty. Shaipi Selmani, tregon se Ladorishti ka qenë një nga lokalitetet që ka pasur shumë mullinj që jo më shumë se pesëdhjetë vjetësh kanë qenë për kohën, siç janë fabrikat sot. Ai thekson se ”Mulliri i Patit” që është emërtuar me këtë emër sipas gjyshit të tij, ka punuar me kapacitet të plotë deri në vitin 1971 dhe pas këtij viti ka punuar vetëm për nevojat familjare.

Selmani potencon se dikur puna në mulli ishte aq e paguar sa për të blerë një thes miell të bardh, do të duhej të punoje një muaj të tërë. Pjesa më e madhe e banorëve, sipas tij. në pjesën më të madhe përdornin bukën e misrit, sepse ajo nga gruri ishte një luks për kohën, nënvizon 72 vjeçari nga Ladorishti. Ai edhe pse nuk është shumë i sigurt në këtë drejtim ka mbështetur iniciativën që Mulliri i vjetër qindvjeçar nga ana e djalit dhe nipit të tij të bëhet një restorant tipik i kuzhinës shqiptare. Azisi Selmani, i cili është bartës i kësaj ideja të pazakontë, thekson se “Mulliri i Patit” do të jetë një vend ku përveç specialiteteve që i ofron zona e Ladorishtit, ato tradicionale, do të jetë një vendtakimi për gjithë banorët e kësaj pjese të Strugës. Pse jo, sipas tij, “Mulliri i Patit” sipas tij mund të shërbejë edhe si një njohje e turistëve të shumtë që vizitojnë Strugën me kuzhinën shqiptare të zonës së Strugës, duke filluar si nga prodhimet e shumta të brumit dhe mënyrave të ndryshme në përgatitjen e mishit dhe sallatave.

“Ne synojmë që “Mulliri i Patiti” të jetë një atraksion jo vetëm për banorët e këtushëm, por edhe për turistët që do të kenë mundësi të njihen me diçka ndryshe, diçka burimore tradicionale shqiptare. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve “Mulliri i Patit” do të jetë gati me gjasë në shtator”, përfundon ai për Koha.mk.

Ladorishti numëron rreth 1200 shtëpi me mbi 4500 banorë, por për nga rëndësia dhe ndikimi padyshim është një nga lokalitetet më të rëndësishme të Strugës, si për të kaluarën historike ashtu edhe për të tashmen. Po në Ladorisht ndodhet një nga trashëgimitë materiale më të vjetra në zonën e Strugës, siç është Bazilika e cila fare mirë mund të ishte një atraksion turistik në rast se do të punohej nga shteti dhe organet e tjera më shumë në këtë drejtim.

Bazilika e Ladorishtit shtrihet në një hapësirë që kap një sipërfaqe prej 700 metra katrorë dhe daton nga shekulli IV dhe fillimi i shekullit V të erës sonë. Dimensionet e kësaj Bazilike janë lindje-perëndim 26.30 dhe veri-jug 27 metra katrorë, me të gjitha ambientet për nevoja të funksionimit të saj. Sipërfaqja, mozaiku dhe ambientet e kësaj bazilike janë dëshmi për një civilizim dhe qytetërim të popullatës së kësaj ane në shekuj dhe deri në ditët e sotme. Vetë madhësia e Bazilikës, sipas arkeologëve, dëshmon se në këtë vend ka pasur një megapolis që tregon për një të kaluar të ndritshme të kësaj ane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori