LAJMI I FUNDIT:

Mposhtet Arsenali

Mposhtet Arsenali

Arsenali ishte mysafir i Portos në stadiumin Dragao për të zhvilluar ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, takimi i cili përfundoi me fitoren e portugezve me rezultat 2-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, kur pas një goditje të Silvestre Varela, gaboi rëndë portieri Fabianski për t’ia dhuruar një gol skuadrës kundërshtare (11’).

Nga ana tjetër, i kthyeri te Arsenali, Sol Campbell, arriti që me kokë ta mposhtë portierin vendas (18’) për të baraspeshuar ndeshjen, ndërsa me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Është interesante të thuhet se Cambell takimin e fundit në Ligën e Kampionëve e kishte luajtur në finalen e vitit 2006 kundër Barcelonës dhe kishte shënuar edhe në atë ndeshje, të cilën Arsenali e humbi 2-1.


Në pjesën e dytë, lojtarët vendas u treguan mjaft dinakë, dhe Falcao realizoi golin e dytë (51’), i cili rezultoi të ishte goli i fitores, pasi që deri në fund të takimit Topçinjtë nuk arritën të barazojnë shifrat.

Sido që të jetë, ndeshja kthyese do të zhvillohet në Emirates dhe Arsenali do ta ketë mundësinë që ta përmbysë këtë disavantazh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ia humbë

Kosova ia humbë "busullën" selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori