LAJMI I FUNDIT:

Mourinho kritikon lidhjen me Realin

Mourinho kritikon lidhjen me Realin

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet të cilat e lidhin atë me një kalim te Reali i Madridit.

Mediat spanjolle dje shkruan se Mourinho mund të zëvendësojë Manuel Pellegrinin në stolin e Realit në sezonin e ardhshëm.

“Disa gazetarë janë pa respekt dhe trillojnë tregime, por unë nuk dua të futem në këtë lojë. Nuk është ajo që unë bëj. Rrallë jap intervista jashtë konferencës së shtypit, e as nuk shkoj në televizion”.

“Nuk është se jam i përjashtuar nga biseda me mediat, por nuk më pëlqen ta bëj atë. Në fakt, do të flas vetëm në konferencën zyrtare të shtypit para ndeshjes me Chelsean”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/