LAJMI I FUNDIT:

Mourinho këmbëngul për Cole

Mourinho këmbëngul për Cole

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourino, do të ndezë së shpejti motorët në mënyrë që të transferojë mbrojtësin Ashley Cole në Bernabeu, dhe njëherit për t’u bashkuar me Maiconin në prag të sezonit të ri.

Sipas Daily Mail, Mourinho beson se transferimi i dy prej mbrojtësve anësorë më të mirë në botë, do t’i ndihmojnë Cristiano Ronaldos dhe Kakas për të nxjerrë më të mirën, ndërsa Real Madridi ia ka garantuar Mourinhos një fond prej 40 milionë funtesh për transferimin e dyshes.

Ashley Cole sipas të gjitha gjasave do të jetë futbollisti i ardhshëm i Real Madridit, pasi që futbollisti anglez që u shoqërua nga skandalet e shumta, duke filluar nga ndarja me bashkëshorten Cheryl Cole, e duke vazhduar dhe me skandalin më të fundit të Botërorit, ku ai thuhet ta ketë fyer Anglinë. /Telegrafi/