LAJMI I FUNDIT:

Mourinho ka klauzolë largimi

Mourinho ka klauzolë largimi

Mediumet spanjolle kanë zbuluar se në kontratën e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, ekziston një klauzolë që i mundëson atij të largohet kur të dëshirojë.

AS pohon se Mourinho mund të largohet në fund të secilit nga katër sezonet që ai ka në kontratë me Realin, pa kurrfarë kompensimi për asnjë palë.

Mourinho konsiderohet si pasuesi i Sir Alex Fergusonit te Manchester Unitedi dhe kjo pritet të ndodhë kur skocezi të penzionohet. /Telegrafi/