LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i kënaqur me fitoren, por jo me lojën

Mourinho i kënaqur me fitoren, por jo me lojën

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është i kënaqur me fitoren ndaj Fiorentinës por jo edhe me lojën që treguan nerazurët dhe e di se ndeshja do të zgjidhet në rundin e dytë në Firencë.

Interi mbrëmë shënoi fitore minimale në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me golin e Diego Milito. Mourinho thotë se është i kënaqur me fitoren, por nuk e di nëse është një avantazh i mjaftueshëm për kualifikim në finale.

“Pas ndeshjes së dytë do të shohim nëse rezultati i sotëm është i mirë. Ashtu që tash nuk mund të them nëse është avantazh që nuk morëm gol. Kurrë nuk është e lehtë në Firencë, ata do të japin gjithçka nga vetja për të na mposhtur, por ne do të jemi me një avantazh të lehtë”.

“Rezultati më pëlqen më shumë sesa loja e zhvilluar e futbollistëve të mi. Prita më shumë nga ta, veçanërisht në pjesën e dytë kur Fiorentina luajti më mirë dhe duhej të bëja zëvendësime për të nxjerrë edhe një futbollist në mesfushë”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/